Që prej premierës së ‘50 hijet e Greit’, Dakota Johnson është paragjykuar për lidhjet e saj. Kur u përfol për herë të parë për marrëdhënien me Chris Martin, fansat e gjykuan si një flirt që do kalojë shpejt, por nuk është kështu.
Dakota ka parakaluar në tapetin e yjeve në Festivalin e Venecias dhe përveç pamjes magjepsëse të saj, ra në sy një detaj i veçantë. Aktorja ka shtuar një tjetër tatuazh ku dallohet shenja e infinitit dhe një ‘x’.Të njëjtin tatoo e ka edhe Chris në krahun e tij. Këtë herë nuk ka vend për dyshime, pavarësisht largësisë së detyruar nga puna e gjithësecilit, dy të dashuruarit po e çojnë lidhjen në një tjetër nivel.
Lexoni gjithashtu: Fiksimi më i ri i të gjitha vajzave: Aktori turk që do iu magjepsë!