Të gjithë e njihni me emrin Tayna, por ja përse reperja zgjodhi këtë emër…

Showbiz

asktyn

Tayna është kthyer në reperen më të komentuar të vitit. Pas publikimit të këngës “Columbiana” emri i saj u bë shumë i njohur dhe tashmë ajo ka shumë fansa që e ndjekin. Mirëpo emri i vërtetë i reperes nuk është Tayna, ky është emri i artit të saj. Në të vëretë ajo quhet Doruntina. Në një intervistë të dhënë së fundmi këngëtarja ka zbuluar arsyen përse zgjodhi të ndryshojë emrin.

hhA9QEH8 400x400
“Tayna e kam gjetur para një viti me kushërirën time. Doja një emër më interesant se Doruntina e kanë shumë njerëz. Të gjithë reperët nuk e kanë emrin e vërtetë dhe duhet artistik sepse edhe si personalitet Tayna ndryshon nga Doruntina. Është si ‘alter ego’ prandaj e kam vendosur Tayna,” u shpreh reperja.
Së fundmi reperja ka sjellë për publikun këngën në bashkëpunim me Ledrin, e cila është pëlqyer shumë nga fansat.