Të gjithë e adhurojnë, por sozia e Rihannës nuk ndihet aspak komode me krahasimin që i bëjnë!

Showbiz

riri sozi
Yna Sertalf, 23-vjeç me origjinë nga West Indies, rajon në Oqeanin Atlantik të Veriut, por që jeton në Francë, u bind që realisht kishte ngjashmëri me Rihanna-n pasi të afërm dhe miq të shumtë ia përsërisnin vazhdimisht diçka të tillë.Në pamje të parë, edhe pse të jesh sozi e një prej grave më të bukura në planet duket si bekim, Yna thekson se ka edhe anë të këqija.

 785 0 5c8a9700a7001

Prej kohësh, ajo e ka të pamundur të krijojë një lidhje romantike, pasi është e paqartë nëse partnerët e duan për karakterin e saj, apo se thjesht u ngjan me Rihanna-n.“Ka raste qe flas apo dal me dikë dhe më drejtohet me ‘Rihanna’ disa herë. Heq dorë prej këtyre raporteve pasi nuk arrij dot ta kuptoj nëse personi përballë po fantazon për Rihanna-n apo thjesht dëshiron të më njohë mua. Kjo është arsyeja pse jam single.”Krejt papritur, pa dëshirën e saj për të qenë personazh publik, ishte menjëherë në qendër të vëmendjes. Ajo thekson se e kanë ngatërruar me këngëtaren disa herë, veçanërisht kur udhëton si turiste.