Moderatorja e njohur e platformës Tring , Eva Murati ndodhet sërish në qendër të vëmendjes të mediave Europiane. Së fundmi ajo ka mrekulluar me bukurinë dhe profesionalizmin e saj mediat kroate. Shkak është bërë prezenca e saj në Zadar, si e ftuar speciale në në Festivalin Mediatik Sportiv Sunset. Në një artikull special nga media prestigjioze kroate, “24sata.hr” ndër të tjera shkruhej: “Të gjithë donin të bënin një foto me Eva Muratin, ajo magjepsi shumë me njohuritë e saj sportive. Shqiptarët e shikojnë Champions-in vetëm prej saj” Sportklub foli me të për Kampionatin Evropian, ku Shqipëria ‘e saj’ do të luajë kundër Kroacisë, Italisë dhe Spanjës në fazën e grupeve.
