Të gjitha e adhurojmë, por një fanse e ka shtyrë Tom Hardyn të marrë këtë vendim…

Showbiz

tom ylli
Aktori i njohur Tom Hardy ka braktisur banesën e tij në Londër për t’u zhvendosur drejt një fshati, për një jetë më private. Këtë vendim ai e mori bashkë me gruan e tij Charlotte Riley pas bezdisjes që aktori filloi të kishte nga një fanse. Tom dhe bashkëshortja e tij janë përndjekur vazhdimisht prej saj. Ata vendosën të linin shtëpinë e tyre 3.5 milionë-dollarshe në jug-perëndim të Londrës, për të pasur një jetë më të qetë.

hardy

Një burim pranë çiftit është shprehur se Tom është duke shijuar jetën e tij të re në fshat dhe duket mjaft i kënaqur. Madje ai është parë çdo mëngjës të dalë për vrap dhe të vazhdojë rutinën e tij të përditshme. Charlotte është në pritje të fëmijës së tyre të dytë. “Tom ndjen se është vendi i përsosur për të dhe Charlotte-n për të sjellë në jetë fëmijën e tyre”, – është shprehur burimi. Zhvendosja nga qyteti në fshat është nje ndryshim i madh për aktorin, i cili ka jetuar gjithë jetën e tij në qytet.