Ndryshe nga sa prisnin të gjithë producenti i njohur i “Hollywood” Harvey Weinstein nuk u shpall fajtor në seancën e djeshme në gjykatë ku akuzohej për akuzat për përdhunim dhe akte të tjera për sjellje të keqe seksuale. Akuzat përfshijnë dy viktima të supozuara,Lucia Evans, e cila pretendon se Weinstein e detyroi atë të kryente seks oral në vitin 2004. Gruaja tjetër nuk është e njohur, por ajo pretendon se Ëeinstein e mbajti atë kundër vullnetit të saj dhe e dhunoi në një dhomë hoteli në Manhattan në vitin 2013.
Weinstein arriti në gjykatën e Manhattan në orën 10 të mëngjesit dhe dhjetra gazetarë prisnin ta merrnin në pyetje.Që nga akuzat për sulme dhe ngacmime seksuale në dhjetor të vitit të kaluar nga dhjetëra gra, Ëeinstein është detyruar të largohet nga kompania “Weinstein”, e përjashtuar nga organizatat e industrisë si Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit dhe u një prej skandaleve më të mëdha në historinë e industrisë argëtuese.Pasi gjykata vendosi ta lironte, akuzat për të duken se mbeten akoma për t’u hetuar dhe tani Weinstein mban një pajisje monitorimi me anë të GPS-së si pjesë e marrëveshjes me kusht prej 1 milion dollarësh.