Mert Yazıcıoğlu, Kubilay Aka, Bergüzar Korel, Çaglar Ertogrul, Alp Navruz e shumë aktorë të tjerë dhe personalitete të shumtë nga bota e artit kanë reaguar ashpër duke ndarë dhimbjen dhe trishtimin e tyre për sulmin e ushtrisë izraelite në qytetin e tendave që ndodhet pranë ndërtesës së Agjencisë së Ndihmës dhe Punës për Refugjatët (UNRWA) në qytetin Rafah të Gazës.
Sulmi i kryer nga ushtria okupatore izraelite në kampin e palestinezëve të zhvendosur në qytetin Rafah, u prit me reagime në mbarë botën. Edhe aktorët e famshëm që jemi mësuar ti shohim në ekran, nuk kanë heshtur për shtypjen e Izraelit ndaj Palestinës. Postimet e tyre kanë vërshuar pa fund ditët e fundit dhe kanë pushtuar llogaritë e tyre në rrjetet sociale.