Të dashurit e aktores turke kryefjalë në media – Ylli i serialeve e irrituar ndaj gazetarëve!

Showbiz

pekuaa11

Bestemsu Özdemir është një emër mjaft i njohur në Turqi. Ajo është një aktore mjaft e talentuar e cila fitoi zemrat e publikut në rolet si Melike në “Sakarya Firat” apo Nilyfer në “Kara Para Aşk”. Ozdemir është gjithashtu modele dhe ka marrë pjesë në një sërë fushatash mode. Nga data 3 Mars, ajo do të vijë në ekranin e Tring me serialin “Përralla e pafajësisë”.

l1

Edhe pse me një karrierë të pasur, në media është diskutuar më së shumti për lidhjet e saj të dashurisë.

l2

Pasi i dha fund marrëdhënies së saj me Can Yaman, u përfol se ajo nisi një dashuri të re me Ogulcan Engin.

l3

Duke shpjeguar se ajo dhe Engin ishin vetëm miq të ngushtë, aktorja ishte shumë e shqetësuar për lajmet e dashurisë.

l3

Më pas, u diskutua për Cagatay Ulusoy.

l3

Pasi edhe ky lajm u mohua, u shkrua për Ozdemir dhe Umit Kantarcilar.

l6

Edhe pse për të gjithë figurat publike shkruhet për jetën private, aktorja nuk qëndroi indiferente. Ajo dha një deklaratë ku ndër të tjera theksonte se këto lajme ishin të rreme.

l3

“Ju më shihni me një shok të fëmijërisë dhe shkruani se është i dashuri im. Ditën tjetër më shihni me një mik tjetër dhe shkruani përsëri. Nëse ha mëngjes me një djalë, nëse kemi miq të përbashkët apo jemi thjesht duke punuar, ju përsëri do të shkruani se jemi në një lidhje. Nëse më shihni dorë për dore me dikë, atëherë po, mund të shkruani se kam një marrëdhënie të re” – ka thënë aktorja e irrituar ndaj gazetarëve në Turqi.

l3