Gazetarja e mirënjohur Zhaklin Lekatari gjithashtu kreatore e Tabu Blog ka rrëfyer dje në një intervistë disa gjëra që nuk ishin thënë më parë. E pyetur për ndonjë lidhje dashurore ajo nuk nguroi të përgjigjet kështu:
‘Po. Është 7 vite më i ri se unë. Mendoj që unë e kam kompleksin brenda vetes për të qenë më në formë, ai nuk e ka’, u shpreh gazetarja, ndërsa e pyetur nga moderatorja se si e kupton që ai është më i ri përveç moshës, Zhaklin u përgjigj:
‘Tek të dalat natën. Nuk kam më fuqi t’a ndjek. Por është e vërtetë që kur je më i pjekur, ti duhet t’a menaxhosh sepse ti e kupton që ti je në një fazë tjetër dhe e kupton tjetrin në çfarë faze është’, ka rrëfyer gazetarja Zhaklin Lekatari.