Të biesh në dashuri nëpërmjet një emaili? Adam Levine dhe bashkëshortja e tij sapo na e provuan që është e mundur!

Showbiz

adam behati

Në një intervistë për “Porter Edit” Behati Prinsloo ndau me publikun mënyrën sesi ishte njohur me Adam. Modelja e Victoria’s Secret u shpreh se Adam ishte në kërkim të një modeleje për një nga vidioklipet e tij. Një mikeshë e tyre e përbashkët i kishte sugjeruar Behatin.  “Duhet patjeter ta takosh atë, është pikërisht ajo që ty të duhet për videoklipin.”

adam levine behati prinsloo
Kështu që Adam më dërgoi një email duke më pyetur nëse mund ta bëja. Patjetër që përfundova duke mos marrë pjesë në videoklipin e tij por ne vazhduam t’i dërgonim emaile njëri-tjetrit. Ishte diçka që vinte shumë natyralisht, dhe kështu u dashuruam nëpërmjet një emaili. Një histori mjaft interesante por kush ka nevojë për një takim sy më sy kur je një modele e Victoria Secret?