Tayna është këngëtarja e cili arriti të bëhet e njohur brenda një kohe shumë të shkurtër. Ajo u prezantua publikisht si repere në 1 qershor të këtij viti, me hitin “Columbiana”. Pas kësaj, me vetëm 4 këngë, Tayna arriti të realizonte koncerte pafund. Së fundmi, në InstaStory, ajo ka postuar diçka nga ambjentet e kompanisë muzikore Ultra Music.
Pikërisht, kompania e cila mori në menaxhim Era Istrefin dhe e katapultoi drejt tregut ndërkombëtar. Menaxheri i Tayna-s, Rinor Hykolli, e ka refuzuar më parë ofertën e kësaj kompanie, por duket se bisedimet janë ri-hapur. Shumë shpejt, Tayna mund të jetë pjesë e saj dhe të fillojë të punojë për karrierën e saj ndërkombëtare.