Tayna është një ndër vajzat më të komentuara të momentit. Ajo ka tërhequr vëmendjen për shkak se është ndër të paktat këngëtare shqiptare që këndon rep. Këngët e saj pëlqehen shumë nga publiku dhe numërojnë një numër të madh klikimesh në kanalin You Tube. Ndërkaq, përveç muzikës, Tayna është e angazhuar edhe me shkollën.
E ftuar në një emision këngëtarja ka rrëfyer se këtë vit diplomohet në degën shkenca kompjuterike. “Jam në vitin e tretë të shkencave kompjuterike. Gjithmonë edukimin e kam pasur të rëndësishëm dhe ma merr mendja me thënë “s’kam fakultet” në ditët e sotme s’është shumë lavd. Unë jam pro edukimit dhe më pas një diplomë përveç karrierës, më pas edhe një plan B se muzika nuk zgjat gjithë jetën”, tha ajo.