Taylor Swift sjell një video të çuditshme por me mesazh të fortë

Showbiz

Taylor Swift sapo ka publikuar këngën e saj më të re, e titulluar ‘The Man’. Këtë herë, këngëtarja bukuroshe ka ardhur shumë ndryshe. Në videoklipin e këngës, ajo ka “ndërruar” gjini duke luajtur rolin e një mashkulli biznesmen.

“The Man” është pjesë e albumit të saj të shtatë “Lover”.

Për sa i përket mesazhit, “The Man” është një goditje për meshkujt që janë në pozicione drejtuese dhe vjen pas mosmarrëveshjes së saj me pronarin e Big Machine, Scooter Braun vitin e kaluar.