Të dashurit shkojnë dhe vijnë, por yjet e muzikës së “Bad Blood” mbeten gjithmonë. Taylor Swift tregoi se ajo është e gëzuar dhe e hareshme, ndërsa mori pjesë në rreshtin e parë në prezantimin e koleksionit të Tommy Hilfiger pranverë/verë 2017, në Javën e Modës në Nju-Jork.
Ndërsa ishte atje për të mbështetur shoqen e saj Gigi Hadid, për këtë rast Taylor Swift kishte zgjedhur një palë çizme sipër gjurit kadife të kuqe, i njëjti stil që Kim Kardashian dhe Hadid e kanë bërë një super-trend.
Ajo i kombinoi këpucët me një paraqitje stil marinar, duke përshtatur shpirtin festiv me temën e shfaqjes.