Taylor Swift pendohet për mënyrën si është sjellë me ish të dashurin…

Showbiz

Këngëtarja Taylor Swift pas shumë vitesh mungesë është shfaqur ne një intervistë në një televizion. Gjatë intervistës ajo ka folur për jetën e saj, por ajo çfarë i habiti të gjithë ishte rrëfimi për ish të dashurin, Joe Jonas. Taylor ka treguar se është penduar shumë për mënyrën se si e përballoi ndarjen e saj me Joe.

Gjithashtu këngëtarja ka zbuluar se nga gjithë çmenduritë që ka bërë gjatë adoleshencës, “goditja” që i dha me fjalë Joe Jonas në një televizion kombëtar për shkak të ndarjes, ka qenë më e madhja. Taylor ka thënë;- “Ishte shumë. Po, ishte shumë. Unë isha 18 vjeçe. Ne qeshim për atë gjë tani, por atëherë ishte bombastike…thjesht gjëra adoleshentësh”.