Taylor Swift nuk fshihet më! Del hapur me të dashurin e saj të ri…

Showbiz

swift 2018
Prej më shumë se një viti këngëtarja e njohur Taylor Swift dhe aktori Jon Alwyn po kujdesen që marrëdhënia e tyre të jetë sa më private. Madje ata mundohen që daljet e tyre publike të jenë sa më të rralla. Megjithatë të dy janë parë së fundmi duke hipur në një makinë së bashku. Për më tepër Taylor mundohet që të respektojë në maksimum shijet e të dashurit të saj, sepse të dy zgjodhën të shkonin në një restorant të preferuar Jon Alwyn.

taylor

Çifti i ri zgjodhën të uleshin në një vend shumë larg syve kureshtarë të publikut. Taylor dhe i dashuri i saj dukeshin shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, madje këngëtarja dukej shumë e qetë në krahët e tij. Në fakt këto momente mes të dyve janë të pakta, sepse si Taylor ashtu edhe Jon kanë orare të ngarkuara në punën e tyre.