Taylor Swift ishte fituesja kryesore e edicionit të MTV Europe Music Awards për këtë vit. Nata e madhe e ndarjes së çmimeve u mbajt të dielën në Dusseldorf të Gjermanisë.
Këngëtarja amerikane fitoi katër nga çmimet kryesore: Atë si artistja më e mirë, videoja më e mirë, artistja më e mirë në zhanrin pop dhe videoja më e mirë e gjatë. Nicki Minaj, Seventeen dhe David Guetta fituan nga dy çmime, njëri i këtij të fundit ishte për bashkëpounimin me Bebe Rexhën, “I’m Good (Blue)”.
Në kategorinë e ‘aristëve më të mirë’, Swift ishte në garë për për çmimin krahas emrave të mëdhenj Adele, Beyoncé, Harry Styles, Nicki Minaj dhe Rosalía.