Mesa duket Taylor Swift ka vjedhur emrin në aplikacionin e saj të lojërave, The Swift Life. Të paktën kështu deklaron një kompani e vogël kompjuterike e cila ka hedhur këngëtaren në gjyq. SwiftLife, një kompani konsultimi kompjuterik, pretendon se ka patur këtë emër që nga viti 2007, dhe më pas Taylor vodhi emrin.
Pronari i kompanisë thotë se ai nuk është kontaktuar kurrë nga vetë këngëtarja apo nga përfaqësues të saj mbi aplikacionin që ajo do të krijonte. Tani kompania e vogël kompjuterike shpesh ngatërrohet me aplikacionin e këngëtares duke i sjellë dhe humbje të shumta pronarit të saj.