Taylor Swift dhe Joe Alwyn i japin fund lidhjes romantike pas gjashtë vitesh

Showbiz

Taylor Swift dhe aktori Joe Alwyn i kanë dhënë fund lidhjes 6- vjeçare të dashurisë. Një burim i afërt me këngëtaren e konfirmoi lajmin për prestigjozen CNN përmes raportimit se Taylor dhe Joe u ndanë disa javë më parë në mënyrë paqësore. Kantautorja dhe këngëtarja amerikane dhe Alwyn u përfshinë në lidhje romantike në vitin 2016. Dyshtja e famshme arritën ta mbanin atë të fshehtë për shumë kohë, por në janar, Swift zbuloi në llogarinë e saj të Instagramit se hiti “Lavender Haze”, i albumit të vitit 2022 “Midnights”, kishte të bënte me Alwyn.

Ajo e përshkruante ndjesinë që përcillte ajo këngë si ‘një mjergull dashurie me aromë livandoje’. “Duhet të bësh gjithçka për të qëndruar atje dhe të mos lejosh që njerëzit t’ju zbresin nga ajo re. Ashtu si lidhja ime për gjashtë vjet, neve na është dashur të shmangim thashethemet e çuditshme dhe shumë shkrime të tabloideve duke i injoruar ato. “, ishte shprehur ajo në atë kohë duke ju referuar romanës me Alwyn, dhe frymëzimit që i falte lidhja e tyre e dashurisë.

Ndërkohë, çifti bashkëpunoi edhe në aspektin profesional, për disa këngë që u bënë pjesë e albumeve të Swift. Pati spekulime në vitin 2019 çifti i artistëve ishin fejuar por Alwyn në atë kohë ishte shprehur: “Nëse do të kisha një paund për çdo herë që mendoj se më kanë thënë se jam fejuar, atëherë do të kisha shumë monedha paund”… Pavarësisht turbulencave të forta në jetën e dazhurisë, karriera muzikore e Swift duket se po shkion mjaft mirë. Aktualisht ylli amerikan i popit, shumë herë kryesuese e top-listave prestigjoze muzikore, ndodhet duke zhvilluar turin e saj “Eras Tour”.