Fuqia e vërtetë e një këngëtari nuk shihet vetëm në shitjet e këngëve apo në renditjet në klasifikime, por edhe në koncertet live. Me albumin e saj “Reputation”, Taylor Swift u kthye në këngëtarën më të suksesshme të këtij viti duke shitur mbi 2 milion kopje dixhitale. Ajo nisi në fillim të vitit turneun e saj botëror “The Reputation World Tour” bashkë me Charlie XCX dhe Camila Cabello. Edhe pse datat e para ecën mirë, duket se gjërat nuk po shkojnë dhe aq mirë.
Persona të shumtë po raportojnë në Twtter dhe në rrjetet sociale se skuadra e Swift po ofron mbi 40,000 bileta falas për dy netët e saj në “Croke Park”, aq sa gjysma e kapacitetit të stadiumit. Kjo bëhet për të mbushur të paktën disa vende bosh në stadium për të shmangur ngjarje si ajo e Rihannas në 2016-ës, ku gjysma e stadiumeve ishin bosh. Nga ana tjetër, edhe datat e saj për në Wembley Stadium nuk po shkojnë siç duhet me shitjet, paçka se promovimi është në maksimum.