Tatuazhi i ri i Rita Orës është kaq i veçantë

Showbiz

Me anë të një postimi në Instagram, artistja ka zbuluar se ka bërë tatuazh në qafë fjalën “zog” dhe arsyeja për këtë është ndoshta arsyeja më shqiptare e mundshme.

“Kur isha e vogël mamaja ime më quante zog. “Zogi mamit” më thoshe ajo, që do të thotë vogëlushja e saj në shqip”- shkruan Rita Ora në postimin e saj.

Dhe duke mos e vënë në dyshim fare që shumcën prej jush, mamaja e vet e ka qujtur “Zogu mamit” në një moment të jetës, mund të bëni si Rita dhe fjalët e saj të dashurisë t’i mbani me vete përgjithmonë.