Mbrëmjen e djeshme Eni dhe Greta Koçi organizuan një festë speciale me rastin e 58-vjetorit të lindjes së babait të tyre. Këngëtaret publikuan video të ndryshme gjatë festës, të cilën duket se e kanë shijuar shumë. Eni ka zbuluar se të atit i kishte bërë dhuratë një orë dhe se bashkë me Gretën i thërrisnin atij me përkëdheli Tifa.
Në festën e organizuar përveç njerëzve të afërt të familjes, nuk ka munguar as Genc Prelvukaj. Eni dhe Genci e bënë zyrtare lidhjen e tyre disa muaj më parë dhe tani shfaqen kudo me njëri-tjetrin.I ftuar pak kohë më parë në një emision televiziv Prelvukaj tregoi se ruan raporte të shkëlqyera me prindërit e Enit.
Ai rrëfeu se shkon t’i takojë shpeshheherë me qejf, sepse janë të respektueshëm dhe kanë shumë informacion rreth muzikës. Kujtojmë se dyshja e njohur pranuan lidhjen e tyre në dhjetor të 2018-tës dhe në shkurt këngëtarja mori një propozim romantik nga ana e partnerit.