Eleni Foureira e ka shprehur shpesh krenarinë që ndjen për origjinën shqiptare, pavarësisht se kjo gjë nuk është pritur mirë nga grekët. Së fundmi një televizion i shtetit fqinj ka udhëtuar drejt Fierit në fshatin Selisht për të bërë një reportazh mbi këngëtaren e njohur. Kryetari i fshatit i ka pritur dhe ka dhënë një intervistë të shkurtër duke treguar krenarinë që banorët ndjejnë për të.
“Që do të bëhej kaq e famshme, nuk e besonin as prindërit e saj. Jemi shumë të lumtur për të dhe presim që Eleni të vijë në fshat dhe të mbajë një koncert këtu.Siç ke qenë një vajzë e mirë, e edukuar dhe e respektuar, vazhdo të qëndrosh kështu. Vlerësim për prindërit e Elenit që kanë rritur atë vajzë”,-janë shprehur një pjesë e tyre.Kujtojmë se Eleni u bë shumë e njohur pasi përfaqësoi Qipron në Eurovizion dhe arriti të renditej e dyta.