Tashmë është radha e Mozzik t’i dalë në mbrojtje bashkëshortes!

Showbiz

Historia e vjedhjes së një shume prej 900 mijë frangash nga reperja e njohur, Loredana dhe vëllai i saj, tërhoqi vëmendjen e mediave në vend, por jo vetëm. Ishte gazeta zviceriane ‘20min’ ajo që zbuloi historinë e ndodhur vetëm pak ditë më parë. Ndonëse deri më tani kishte reaguar vetëm Getinjo, ditën e sotme ka ardhur dhe reagimi nga vetë reperja.

Ajo ka publikuar një foto në ‘Instastory’ së bashku me dy avokatët e saj dhe bashkangjitur saj ka shkruar: “Ju ftoj sot në dat1 10.05.2019 në orën 12:00 në hotelin ‘Emerald’ në Prishtinë të vini në konferencë për media, ku unë do të jem me avokatët e mi për të sqaruar të vërtetën lidhur me publikimet në media të ditëve të fundit lidhur me atë që ka ndodhur në të vërtetë, në rastin në Zvicër”. Pas Zefit, ka qenë dhe Mozzik ai i cili ka ndarë një foto me bashkëshorten dhe vajzën e tij, krahas së cilës ka shkruar të njëjtën gjë.Nuk dihet ende se si qëndron e vërteta lidhur me çështjen e shumëpërfolur, por kjo pritet të zbulohet tashmë në vetëm pak orë nga vetë artistët.