Tashmë e kritikojnë në çdo gjë: Hailey Bieber ka diçka për t’iu thënë!

Showbiz

Siç mund ta mendoni, pas martesës me Justin Bieber, Hailey Bieber ka tërhequr vëmendjen e të gjithë mediave dhe fansave. Hailey është shumë aktive në ‘Instagram’ dhe komentet pozitive apo kritikat në fotot e saj nuk mungojnë. Së fundmi, modelja është komentuar për ngjyrën e saj të lëkurës, pasi të gjithë mendojnë se ajo është nxirë shumë. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak asaj dhe ka vendosur të bëjë një postim ironizues për të gjitha këto komente.

“Pra sot interneti është i acaruar me mua sepse jam nxirë shumë. Herën tjetër që do të jem me pushime, do bëj më të mirën time të mos marr kaq shumë rreze”, ka shkruar modelja. Kujtojmë se së fundmi, Hailey u ‘sulmua’ nga fansat e Justin Bieber, duke e quajtur lidhjen e tyre fallco, megjithatë ky i fundit i doli menjëherë bashkëshortes së tij në mbrojtje.