Tani që i duhet të merret vetë me gjithçka në shtëpi, Zaimina kujdeset mos të bëhet shok me burrin

Showbiz

Tani që të gjithë janë të mbyllur nëpër shtëpia, edhe Zaiminës si të gjitha nënat e tjera i duhet të merret vetë me gjithçka: që nga larja, hekurosja, kujdesi për vajzën, gatimi, etj. Por për të, si vajzë ekrani, është e rëndësishme gjithashtu të duket e bukur edhe seksi edhe në shtëpi, që bashkëshortit t’i lëshojnë sytë zemra sa herë ta shohë. Madje, përmes një fotoje ku shfaqet e veshur me pantallona latex të kuqe e sandale të larta, ka dhe një mesazh për ato që e ndjekin: ‘Pra ti lan, shpëlan, gatuan, merr plurhurat, hekuros ke dhe një fëmijë qe do shumë perkujdesje dhe dashuri poor kurr mos harro te duash dhe veten dhe të kujdesesh për të. Mos u bëj shok me burrin ne karantinë,  rri po ajo qe atij t’i bëjnë sytë kur të shikon’, shkruan Zaimina.

Nuk ka asgjë të keqe të bësh punët me pantallona latex, ashtu sikurse nuk ka asgjë të keqe të vishesh me pizhama. Në këto kohë kur më e rëndësishme se gjithçka është të gëzosh shëndet të plotë, ka shumë gra, vajza, mësuese që punojnë nga shtëpia, pastrojnë, gatuajnë, kujdesen për fëmijët, u menaxhojnë stresin e izolimit…dhe në fund të ditës është kjo për të cilën bashkëshortët duhet t’i vlerësojnë e lëshojnë sytë zemra.