Almeda Abazi në një intervistë ka ndarë me ndjekësit një nga dhimbjet e saj më të mëdha, e cila është humbja e babait të saj. Ai është ndarë nga jeta kur ajo ka qenë 16 vjeç dhe që nga ai moment Almeda nuk ka arritur në asnjë moment që të kalojë humbjen e tij.
E pyetur për humbjen e të atit, Almeda është shprehur se ajo do dëshironte që ta shihte vetëm për një ditë, sidomos tani që ajo është bërë nënë, ajo dëshiron që ai të shihte nipin e tij.
“Unë asnjëherë nuk e heq nga mendja. Më shumë tani, mbasi linda Efehan,do doja shumë ta kisha pranë. Sikur vetëm një ditë, vetëm një ditë të vinte të shikonte Efehan, kaq. Nuk do doja asnjë gjë tjetër. Sigurisht që gjithmonë më ka munguar, gjithmonë e kam kërkuar, gjithmonë kam dashur ta kem pranë.”
Kur u pyet cila ishte kujtimi më i veçantë nga i ati ajo tha se ishte një unazë dhe ajo tani ja ka dhënë bashkëshortit të saj, i cili e mban kudo.
“Është unaza e babit që e mbante gjithmonë, tani e ka Tolgahan ja dhashë atij. Ai e mban gjithmonë në varse.“, – tregoi Abazi.