Taner Ölmez zbulon emrin e vajzës së tij që pritet të vijë në jetë

Showbiz

Aktori Taner Ölmez, i cili portretizon personazhin e Sadikut në serialin “Qyteti i humbur” së bashku me bashkëshorten e tij, aktoren Ece Çeşmioğlu, me të cilën prej pak kohësh jetojnë të lumtur martesën e tyre, bënë të ditur emrin e vogëlushes që shumë shpejt pritet të bëhet pjestarja më e re e familjes.

Çifti i aktorëve të cilët kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, qershorin e vitit të kaluar, renditen në radhën e emrave të njohur që presin të bëhen prindër. Së fundmi, çifti ndau me fansat fotografinë ku barku i rrumbullakosur i Çeşmioğlu, tregonte se ajo po jetonte ditët e fundit të shtatzënisë.

Të emocionuar dhe të qeshur për afrimin e çastit të takimit me  vogëlushen, çifti zbuloi se mes alternativave të shumta, tashmë e kishin zgjedhur dhe vendosur emrin e saj. Ashtu siç kishte deklaruar vetë aktori, në një intervistë të pak kohëve më parë, foshnja do të quhet ‘Zejnep’! Ölmez duke treguar rëndësinë e këtij emri, kishte shpjeguar se kjo lidhej me personat me të njëjtin emër dhe që ishin zemërbardhë dhe fatsjellës në jetën e tij.