Taner Ölmez dhe Ece Çeşmioğlu, prindër për herë të parë!

Showbiz

Çifti i aktorëve Taner Ölmez dhe Ece Çeshmiollu po përgatiten të bëhen prindër. Çifti që e kurorëzoi dashurinë në martesë, në një ceremoni të thjeshtë në qershor ndodhet para një tjetër ‘ndryshimi të lumtur’ në jetën e tij. Duket se aludimet e kohëve të fundit se aktorja ishte shtatzanë kanë rezultuar të vërteta. Një fotografi e publikuar shfaqi barkun e rrumbullakosur të aktores. Ditët e fundit, fansat e tyre janë lumturuar sërish! Ndërsa një moment tjetër suksesi vjen edhe në jetën profesionale të aktorit, ku mësohet se ka përfunduar xhirimet e projektit në të cilin ishte angazhuar së fundmi. Exhe dhe Taner, po jetojnë martesën e tyre të lumtur ndërsa kanë filluar të numërojnë ditët për të pasur në krahë fëmijën e tyre të parë duke ndarë së bashku rolet në një projekt bashkëpunues, ndoshta më të rëndësishmin e jetës së tyre, atë të të qenit prindër.