Taktika flirtimi nga Esra Dermancıoğlu!/ Kriteret që duhet të plotësoj mashkulli ideal!

Showbiz

Esra Dermancıoğlu, e cila ka fituar zemrat e publikut shumë kohë më parë me portretizimin  e Mukadezit në serialin e paharrueshëm “Fatmagyl”, Xhenetit në serialin “Kosem” si edhe dhjetra personazhe të tjerë , vazhdimisht ‘godet’ me mesazhet që ajo përcjell në foto apo video sarkastike. Dermancıoğlu është shpesh në rendin e ditës me postimet e shpeshta me natyrë argëtuese të cilat i ndan me ndjekësit e saj në  rrjetet sociale, duke krijuar në jo pak raste debate të forta rreth tematikave të caktuara.

Së fundmi, aktorja ishte e ftuar në një  podcast i cili u ndoq nga një publik i madh në YouTube dhe ka ndarë me publikun disa taktika flirtuese që krijuan impakt të madh tek ndjekësit e saj. Duke zbuluar se ajo pëlqen një njeri të qetë, aktorja  rrëfeu: “Së pari duhet të gjej kandidatin e duhur , e bëj mik, i jap atij shkëlqimin tim, më pas i ‘rrëmbej’ sytë e mendjen dhe i deh zemrën dhe në fund ne mund të bëhemi një çift i dashuruar”. Duke e shtjelluar çështjen e flirteve  ajo u shpreh:  ” Miqësia është rruga më e sigurt drejt flirtimit. Kështu i afrohem unë dikujt që më pëlqen…

Lidhur me natyrën e saj në një lidhje romantike, Dermancıoğlu tregoi: “Unë jam tip i qetë në një raport emocional. Gjendja e të qenit ende e pëlqyer është një ndjesi shumë e bukur. Gjithashtu më pëlqen stabiliteti tek meshkujt. Më pëlqen që edhe personi përballë të jetë i qetë. Shpesh  ajo që nuk u pëlqen të tjerëve  tek unë është se veproj me gjaknxehtësi  dhe në mënyrë të pamatur. Për shembull, nëse personi tjetër  nuk do të vij në një udhëtim, unë do të shkoj vetëm, nuk i prish planet e mia  për të.

Dermancıoğlu foli gjithashtu edhe në lidhje me profesionin e saj. Ajo rrëfeu se ndihet gjithmonë e apasionuar pas aktrimit  dhe se i dashuron emocionet e forta: “Disa gjëra më shqetësojnë shumë nervat. Për shembull, nuk mund të më mashtrosh me kompromise të pista. Unë jam 56 vjeç dhe kjo do të thotë një kursim serioz i kohës së harxhuar me kotësi përballë meje . Kam parë shumë, kam udhëtuar shumë por e di se janë të shumtë ata që duan që unë të hesht kur diçka nuk më pëlqen! Kur komenton diçka që nuk të duket e përshtatshme , ata  të etiketojnë; nëse thua të vërtetën ti je i keq, nëse nuk e thua atë, je ‘mashtrues’. Të paktë  janë ata që të shohin në sy dhe të thonë: ‘Shiko, ti po bën punë të shkëlqyera në nivel kombëtar, vazhdo‘, përfundoi Dermancıoğlu deklaratën e saj, e cila duket se i referohej kolegëve të pacituar me emra.