Rita Ora është një këngëtare mjaft e dashur për publikun e veç kësaj ajo shpeshherë na ka surprizuar me daljet e saj. Së fundmi ka bërë diçka që jo çdo kush do ta merrte guximin. Këngëtarja ka vënë një dhëmb prej ari dhe ka postuar në Instagram një video duke kënduar. Kanë qenë të shumtë fansat që e kanë kritikuar për këtë gjë por sigurisht nuk mund të mungonin as mbështetësit e saj. Mesa duket këtë dhëmb ari, Rita ka vendosur që t’ja bëjë dhuratë vetes për Krishtlindje.
Rikujtojmë se dikur “një dhëmb ari në gojë tregonte mirëqenie” të jetë kjo arsyeja që e ka vendosur këngëtarja apo thjesht ka dashur ta riktheje në trend këtë gjë? Kjo mbetet për tu parë…
Burimi: Blitz.al