Tuba Unsal ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj në edicionin e 7 të ndarjes së çmimeve të modës, në të cilin reklamoheshin veshje tradicionale koreane. Gjatë mbrëmjes ajo mbante të veshur një fustan. Aktorja jo më kot kishte zgjedhur atë fustan, pasi ai është pikërisht veshja tradicionale e Koresë së Jugut.
Për këtë fakt, ajo foli edhe përpara gazetarëve: “Unë reklamoj një firmë të madhe koreane, kështu që ftesës së tyre sigurisht që do i përgjigjesha duke veshur këtë fustan. Në këtë mënyrë tregoj mikpritje dhe respekt.”