Surprizën më të bukur për ditëlindje, Dafina Zeqiri e merr nga…

Showbiz

dafinazekdmkd
Pak ditë më parë këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, festoi ditëlindjen e saj të 30-të. Në llogarinë e saj nuk munguan urimet e ndryshme nga njerëzit e afërm, por edhe prej fansave të cilët gëzojnë një simpati të madhe për këngëtaren.Së fundmi më anë të një ‘Instastory’, Dafina ka zbuluar surprizën që mamaja e saj kishte përgatitur për të.

57213793 309793006361901 9132234591770247168 n

Në foton e publikuar duket i gjithë ambienti i mbushur me tullumbace, lule dhe urime qe shkruanin: “Gëzuar ditëlindjen Dafina”. Nga pamja e ofruar duket se këngëtarja është surprizuar shumë në ditën e saj të veçantë, por dhe se ka marrë shumë dashuri.Kujtojmë se Zeqiri vazhdon të prodhojë projekte muzikore të cilat qëndrojnë pranë shijeve të fansave të saj, si: ‘A e mban mend’, ‘Fore’, etj.