Bashkëshortja dhe vajza e Silvinjos ndodhen në Gjermani për të mbështetur trajnerin dhe Kombëtaren shqiptare. Tati është shumë aktive në rrjetet sociale teksa shpesh ndan foto dhe video në vendet që viziton apo edhe të familjarëve të saj. Së fundmi e bija ka postuar një foto të prindërve të saj. Silvinjo ndodhet me uniformën e punës teksa përqafohet me dashuri nga bashkëshortja.
Fotografia është shpërndarë nga vajza e tyre në “InstaStory” dhe është shoqëruar nga një emoji zemër.