E mbani mend Eurovision-in e vitit të kaluar, ku plot 3 këngëtarë shqiptarë ishin pjesë e garës. Eugent Bushpepa sigurisht ishte përfaqësuesi i Shqipërisë, Ermal Meta garonte për Italinë dhe Eleni Foureira këndonte për shtetin e Qipros.Edhe në këtë edicion të festivalit të këngës europiane, nuk do të jetë vetëm një artist shqiptar që do të ngjitet në skenë për të performuar. Përveç Jonida Maliqit, e cila përfaqëson vendin tonë me këngën “Ktheju Tokës”, do të këndojë sërish Eleni Forueria, e cila këtë herë vjen si e ftuar speciale.
Këtë e ka njoftuar vetë këngëtarja me origjinë nga Fieri, me anë të një postimi në Instagram: “Është zyrtare! Eleni Forueira do të performojë në finale e këtij viti në Eurovizion”- shkruan njoftimi që ka hedhur artistja, ndërkohë që bashkangjitur me të shkruan: “Jam shumë e nderuar dhe e emocionaur që të njoftoj se do të performoj në finale e Eurovizion këtë vit. Mezi pres të përjetoj sërish kujtimet e vitit të kaluar. Faleminderit producentëve që më ftuan dhe që kanë krijuar një akt për të cilin askush nuk është gati. SHihemi në Tel Aviv.”Pjesëmarrja e këngëtares me ‘Fuego” në vitin 2018, me siguri i ka bindur organizatorët e Eurovizion që Eleni është e duhura për të ndezur skenën e festivalit me performancën e saj, në finalen e këtij viti. Dhe nisur nga premtimi që ka dhënë Foureira, ne mezi prsim të shohim çfarë surprizash ka pregatitur për publikun.