Supermodelja rrëfen periudhën e tmerrshme: E vetmja zgjidhje më dukej vetvrasja!

Showbiz

gisele liber
Supermodelja e famshme Gisele Bundchen ka pulikuar së fundmi librin e saj me kujtime, të titulluar “Lessons: My path to a meaningful life”. Brenda tij, ajo ka rrëfyer për problemet me shëndetin mendor, klaustrofobinë si dhe varësitë e ndryshme.

 640 0 5baca44c64b8e

“Isha në një pozicion shumë të mirë në karrierë, shkoja shumë mirë me familjen dhe e kam menduar gjithnjë veten si njeri pozitiv. Ndoshta prandaj u tregova shumë e ashpër me veten asokohe. Më dukej sikur nuk kisha të drejtë të ndihesha keq. Isha e pafuqishme. Bota bëhej gjithmonë e më e vogël dhe nuk merrja dot frymë. Kjo ishte ndjesia më e tmerrshme.Mendoja se nëse do hidhesha nga tarraca e pallatit, kjo ndjenjë do të merrte fund dhe nuk do shqetësohesha më për botën që po më merrte frymën.Më dukej sikur gjithçka në jetën time po përpiqej të më vriste. Kur e kujtoj atë moment dhe 23 vjeçaren që isha, më vjen për të qarë.Zgjidhja e vetme që mendoja atëherë ishte vetëvrasja,” shkruan modelja.

 640 0 5baca4947cbba

Në libër, Gisele thotë se e përmirësoi shëndetin e saj mendor me ndihmën e mjekëve specialistë, la cigaret dhe hoqi dorë nga alkoli dhe kafeja brenda ditës.