Supermodelja dhe aktorja, arrestohen pas protestës kundër Trump!

Showbiz

proteste

Ditën e djeshme supermodelja Emily Ratajkowski dhe aktorja Amy Schummer janë arrestuar nga policia pasi u bënë pjesë e protestës kundër vendimit të Donald Trump për kandidimin e Brett Kavanaugh në ‘Gjykatën Supreme’, i cili është akuzuar më herët për ngacmime seksuale ndaj disa femrave. Me anë të një postimi në profilin personal në ‘Instagram’ Emily ka njoftuar publikun për ngjarjen e ndodhur duke shpjeguar se meshkujt që kanë lënduar një femër nuk duhet të jenë asnjëherë në një pozitë politike të fuqishme.

 640 0 5bb72d202cbc8

“Zyrtarizmi i Kavanaugh si gjykatës në ‘Gjykatën Supreme’ është një mesazh që femrat e këtij shteti nuk kanë rëndësi. I kërkoj qeverisë të tregojë respekt për femrën aq shumë sa tregon për meshkujt”,-ka shkruar ndër të tjera Emily. Mësohet se tashmë ato janë të lira, por kaluan disa orë në polici.

Screenshot 16 4 600x438