Ditën e djeshme këngëtari i njohur Usher dhe ‘Rich The Kid’, kanë qenë së bashku në studion e tyre duke punuar për projektet muzikore që pritet të sjellin së shpejti, por ngjarja që ka ndodhur i ka tronditur të gjithë.
Sipas ‘Hollywoodlife’, ata janë qëlluar me armë deri në 10 herë, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk u lëndua. Autorët e kësaj ngjarje janë larguar menjëherë nga vendi, megjithatë investigimet për t’i zbuluar kanë filluar.Sipas mediave të huaja dyshohet se ata kanë pasur shënjestër ‘Rich The Kid’.Ende nuk dihet motivi i kësaj përplasjeje që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, por pritet të zbulohet në ditët në vazhdim.