Nicolo Bettarini, djali i Simona Ventura dhe ish futbollisti Stefano Bettarin është sulmuar me thikë për disa arsye të panjohura jashtë diskotekës Old Fashion. Ai është goditur 11 herë me thikë dhe në lidhje me agresionin janë arrestuar dy të rinj Italianë dhe dy shqiptarë 23 dhe 29 vjeç. Një nga këta të fundit mohon çdo akuzë në lidhje me këtë ngjarje.
Ai që mendohet se ka goditur Niccolo-n është një ultras i Interit dhe ka lidhje me ekstremin e djathtë. Por motivi i agresionit nuk ishte absolutisht i lidhur me çështje futbolli apo politike.
Ka qenë edhe moderatorja Simona e cila ka shpërndarë foton e të birit dhe ka shkruar se pas një ditë të gjatë çdo gjë ka shkuar mirë . “Ke qenë shumë kurajoz dhe tani të dua edhe më shumë.”- përfundon ajo.