Një shpëtimtar i cili u shfaq në filmin e katërt të “Pirates Of The Caribbean” ndërroi jetë pasi u sulmua nga një peshkaqen në Oahu në Hawaii. Tamayo Perry, 49 vjeç, i cili gjithashtu interpretoi në filmat “Charlie’s Angels: Full Throttle” dhe “Blue Crush”, u sulmua pranë ishullit Goat pasditen e së dielës. Incidenti u raportua nga një person që ndodhej aty, i cili tregoi se e kishte parë aktorin teksa vuante nga kafshimet e peshkaqenëve.
Shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje në plazhin Malaekahana pak para orës 13:00 me orën lokale. Personeli i Sigurisë së Oqeanit postoi paralajmërime për peshkaqenët në zonë pas sulmit. Ushtruesi i detyrës së shefit të Sigurisë së Oqeanit në Honolulu, Kurt Lager raportoi për mediat ndërkombëtare se Perry ishte “personazh i dashur nga të gjithë”. Famën më të madhe aktori e fitoi me rolin e tij në filmin “Pirates OfThe Caribbean: On Stranger Tides”.