Sulm drejt aktores Serenay Sarıkaya!

Showbiz

Aktorja e njohur turke Serenay Sarıkaya ka kaluar disa ditë të vështira për shkak të një sulmi të papritur drejt makinës së saj.

Serenay e cila po përgatitet për rikthimin e saj në ekranet e televizioneve turke me projektin e saj më të ri, ka përjetuar një sulm me armë zjarri në hyrje të shtëpisë së saj në Etiler. Sipas saj dhe autoriteteve, personi që ka nisur sulmin ishte një i panjohur për aktoren. Dirket pas ngjarjes ajo është drejtuar në stacionin policor ku ka bërë edhe një denoncim për personin në fjalë. Autoritetet pohojnë se ka të ngjarë që personi ka qenë i fiksuar me Serenay dhe gjithashtu është mësuar se herë pas here ai e ka përndjekur dhe ngacmuar aktoren.

Menjëherë pasi ka dëgjuar për incidentin ka ardhur edhe reagimi nga Umut Evirgen, i cili është gjendur menjëherë pranë aktores duke krijuar dhe një skuadër me trupa mbrojtëse të vendosur në dyert e shtëpisë se Serenay. Pas kësaj që ndodhi, Evirgen dhe Sarıkaya duket se kanë shkrirë akujt mes tyre dhe janë kthyer në krahë të njëri-tjetri.