Aktori i famshëm turk Can Yaman, është ndër fituesit që mori pjesë në edicionin e shtatëdhjetë e tetë të ‘Festivalit të Filmit në Venecia’. Mes duartrokitjesh të shumta, i adhuruar në masë, kryesisht nga publiku femëror Xhan tha se për të ishte hera e parë që merrte pjesë në këtë festival e gjithashtu tha se ai se ishte i mahnitur nga peizazhi i mrekullueshëm i qytetit piktoresk.
Aktori i shumë serialeve të transmetuara në Itali dhe Shqipëri në platformën Tring, mori pjesë në Festivalin e Vencias, krahë emrave të mëdhenj të kinemasë botërore, ndër ta edhe Antonio Banderas.
Ylli i kinemasë turke, në Itali i vlerësuar si ‘personazhi i vitit’ u konfirmua si sex-simboli i ri i ekranit Italian. Can tregoi se edhe pse ai vetë është një idhull për fansat e tij,gjithashtu ka idhujt e tij. I preferuari i aktorit turk ka qenë gjithmonë ylli i Hollywood-it, Brad Pitt. Gjithashtu ylli i serialeve turke përmendi raportin e shkëlqyer me fansat duke thënë se e vlerëson dashamirësinë e tyre dhe kjo e bën të eci me hapa më të sigurtë drejt suksesit, e tregoi se ndjen mirënjohje për ata që e mbështesin në rrugëtimin e tij.
Siç kemi treguar edhe më herët, ylli më i ri i serialeve të transmetuara në Itali do të nis xhirimet për një projekt të zhanrit aksion i cili pritet me padurim, ‘Viola come il mare’, ku interpretimi krahë yllit italian Franceska Chilemi, pritet të jetë një tjetër sukses i radhës për Can.
Fotografitë me fanset e panumërta nuk munguan në këtë event të rëndësishëm që pasoi suksesin në rritje të aktorit. Në përfundim aktori i pashëm turk dhe njëri ndër më të suksesshmit e momentit ka përshëndetur fansat e tij duke marrë me vete shijen e famës dehëse.
View this post on Instagram