Sukseset nuk kanë fund për Dua Lipën, por pas tyre fshihet një person i veçantë!

Showbiz

dua flam
Karriera e Dua Lipës ka arritur kulmin e saj. Këngëtarja sapo fitoi 2 çmime ‘Grammy’ dhe këngët e saj kanë arritur rekorde shikueshmërie. Ditën e sotme, ajo publikoi në ‘Instagram’ një foto me menaxherin e saj, ku tregon se ai është personi që e ka ndihmuar të eci përpara që kur ishte 17 vjeç.

‘Menaxheri dhe shoku im më i mirë, që dëgjoi çdo këngë të keqe timen kur isha 17 vjeç, por prapë pa diçka tek unë. Kemi ende shumë rrugë përpara, por ky ishte një fillim viti i mbarë për ne’, ka shkruar Dua. Mesa duket, ajo ka një marrëdhënie shumë të mirë me stafin e saj dhe ndoshta ky është çelësi i suksesit të Duas.