Darkën e së mërkurës është arrestuar në një hotel në perfieri të Tiranës reperi i njohur shqiptar, Stresi. Ai akuzohet se është anëtar i një grupi kriminal në Tiranë dhe në momentin e arrestimit ndodhej në dhomë me një vajzë 20-vjeçare me inicialet P.Ç.Por siç e dimë të gjithë reperi prej disa kohësh kishte shpallur fejesën me patneren e tij Kejsin me të cilën pritej që të kishte edhe një dasëm të madhe së shpejti.
Edhe pse kanë kaluar gati dy ditë nuk kishim një reagim nga partnerja e tij, e cila ka vendosur që sot të thyejë heshtjen në një mënyrë që nuk e prisnim. Kejsi ka postuar në profilin e saj në Insagram një foto që nuk ka aspak lidhje me ngjarjen. Ajo duket duke pozuar përpara pasqyrës me një fustan të bardhë por ajo që bie në sy është unaza e fejesës. Mesaduket ajo ka zgjedhur ta mbajë atë ndoshta për të na treguar se pavarësisht ngjarjes vazhdon ta mbështesë reperin.