Stresi tregon të vërtetën rreth arrestimit të disa ditëve më parë!

Showbiz

Arkimedi
Rreth një javë më parë arrestimi i Stresit për konsumim të lëndëve narkotike bëri xhiron në të gjitha mediat rozë. Megjithatë reperi u lirua pas 2 ditësh, por nga ana e tij nuk pati një deklaratë në lidhje me këtë ngjarje. Ditën e djeshme, Stresi ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” dhe tregoi të gjithë të vërtetën e arrestimit.

a.lushaj.stres

“Ka ardhur policia më ka ndaluar as nuk më kanë pyetur as nuk kam dhënë deklaratë pas 12 orësh kërkuan të jepja deklaratë po unë nuk pranova. Nuk më është shpjeguar fare për çfarë isha aty. Ishte arrestim qesharak. Unë 5 minuta kisha që isha futur në lokal dhe mua më arrestuan ndërsa të tjerët që ishin përpara meje nuk i arrestuan. Ishte prapavijë politike, por policët u sollën shumë mirë hera e parë”, – ka thënë reperi. Gjithashtu ai ka treguar se policia kishte shkuar për kontroll edhe në banesën e tij në orën 2 të mëngjesit. Megjithatë pas lirimit, reperi vazhdon jetën e tij normalisht dhe përpara katër ditësh ka publikuar këngën e tij më të re “GTA”.