Duket se periudha e kaluar në burg e ka bërë Stresin të reflektojë mbi projekte dhe bashkëpunime të reja. Menjëherë pas daljes nga burgu ai ka publikuar këngën e titulluarn “Real Life” dhe pa shijuar ende suksesin e saj ka vendosur të lajmërojë një lançim të ri.
View this post on Instagram
Me anë të një postimi të publikuar në Instagram, 33-vjeçari tregon se së shpejti vjen me këngë të re dhe këtë herë ka bashkuar forcat me Don Phenom.
View this post on Instagram
“Sytë nuk janë duke më parë, tani jam në tjetër planet, së shpejti”, ka shkruar Stresi në foton e publikuar.
Don Phenom pritet të lançojë edhe një projekt në duet me Valza Zhegrovën, xhirimet e të cilit thuajse janë në finalizim.