Stresi arrestohet sërish: Dalin në dritë detajet për grupin kriminal!

Showbiz

stresi ndarjee

Pas arrestimit të “Stresit”, burime zyrtare nga Policia thanë se reperi ishte pjesë e një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundërligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”.Arkimed Lushaj u vu në pranga pas disa muaj hetimesh. “Njësia Hetimore e Task Forcës Speciale Vendore Tiranë në Departamentin e Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit bëri kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Arkimed Lushaj, 31 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

a.lushaj.stres

Gjykata pranë Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr 1972 datë 17.10.2018, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ në lidhje me veprën penale ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake’, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal. Ndalimi i këtij shtetasit u bë pas një hetimi disamujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me metoda speciale të hetimit që janë kryer në funksion të një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundërligjshëm me tendencë ‘Trafikim narkotikësh’ dhe ‘Krimeve kundër personit’”, njoftoi Policia e Shtetit.Në momentin e arrestimit, reperi ka qenë në shoqërinë e një vajze e cila është proceduar penalisht.