Mbrëmjen e kaluar startoi puntata e parë e emisionit të famshëm italian “Isola dei famosi”. Nën drejtimin e Alessia Marcuzzit, prezantuesja e njohur tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me fustanin që mbante veshur.
I zi, i shkurtër me një rrip të madh në bel dhe me disa kapëse në fund, fustani i stiluar nga “Versaçe” nuk mund t’i shpëtonte as syrit të një profesionisti si Ardi Asllani.Stilisti i njohur nëpërmjet një komplimenti për Marcuzzi-n ka kritikuar indirekt moderatoret shqiptare të cilat sipas tij vishen keq.
“Çfarë elegance! Po ne pse vishemi kaq keq në prime time?”- shkruan Ardi, në një postim në InstaStory ku ka publikuar edhe foton e prezantueses së njohur italiane.