Stilisti i njohur ofendon publikisht Chiara Ferragnin: Jo vetëm si bloggere por edhe si nënë!

Showbiz

ferragnez wedd

Chiara Ferragni është një ndër bloggeret më të njohura dhe të pasura në botë. Madje, ajo u shpall si femra e 7 më e fuqishme në botë sipas Financial Times. Por, kjo nuk ka mjaftuar që Roberto Cavalli, të flasë mirë për të.  Ai ka komentuar në një foto të Chiarës, ku shfaqet me të brendshme: “Ti po reklamon kërthizën tënde! Kush kujton se je? Je thjesht një makinë parash. Nuk ka as spontanitet, as dashuri në të që bën.” Edhe vetë bashkëshorti i Chiarës, Fedez, është habitur nga ky koment dhe madje ka menduar mos kishte të bënte me një profil fallco të krijuar me emrin e stilistit.

cff

Por jo! Cavalli ka komentuar sërish, duke thënë: “Unë jam, unë. Mjaftueshëm i famshëm dhe i pastër sa për të thënë atë që mendoj. Jeni të zotët, përfitoni shumë nga kjo lojë që bëni për të kaluar kohën. Blini rroba me emra të famshëm si i imi dhe Chiara i bën publicitet. Bravo…i rrijnë mirë…por nuk ndodhet në pasarelë. Dukesh shumë më e bukur kur je e veshur. Ti, nuk ke ushqyer as fëmijën tënd me gji, ke pasur frikë mos të prishet forma.”

 640 0 5bf54cf3099d2

 

 

 640 0 5bf54cf3a7788

 640 0 5bf54cf465945