Meghan Markle, dukesha e Sussex, vjen çdo të mërkurë në orën 21:00 në ekranin e Jolly HD me serialin “Avokatët”. Ky ka qenë një nga projektet më të dashura për aktoren amerikanë e cila ka shkëlqyer në rolin e saj si asistente ligjore. Rachel Zane është roli që Meghan interpreton, një avokate që bie në dashuri me gjeniun Mike Ross.
Megjithatë, në këtë serial, Meghan nuk ka dalluar vetëm si një aktore e zonja, por edhe si një frymëzim për stilin e veshjes. Gjithmonë elegante, me një kombinim të këmishave dhe fundeve të ngushtë, ish modelja bëri që shumë vajza të mos ngurronin për të kopjuar stilin e saj.
Për tu frymëzuar edhe ju nga stili i dukeshës, mos harroni ta ndiqni çdo të mërkurë në ekranin e Tring.